Arbios Thaçi vazhdon të dëshmojë vlerat e tij në futbollin kosovar.
Mesfushori i mirënjohur për më shumë se një dekadë në nivelet e larta të futbollit tonë, ka qenë fantastik me paraqitjet e tij në edicionin pranveror, shkruan GazetaBlic Sport.
Thaçi u transferua nga Fushë Kosova tek Suhareka në merkaton e dimrit, duke rezultuar me ndoshta transferimin më të qëlluar në Ligën e Parë.
Siguria, stabiliteti dhe saktësia e tij në pasime i dhanë një forcë të shtuar Suharekës, e cila me shumë sukses arriti që të inkuardohet në Superligën e Kosovës.
Duke qenë ndër vite në mesin e top mesfushorëve më të dalluar në Kosovë, Thaçi sigurisht do të jetë i kërkuar nga skuadra të ndryshme, por mbetet të shihet se a do të vazhdojë qëndrimin tek Suhareka, atje ku pritet të ketë një organizim të jashtëzakonshëm për garat e edicionit të ardhshëm.
/GazetaBlic Sport/