Sporti

Gjilani dhe Drenica premtojnë ndeshje të “zjarrtë”, Ballkani kërkon fitoren e radhës në Superligë

10/20/2021 08:10
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës e vazhdon aktivitetin e saj edhe sot.

Në program janë dy ndeshje, atje ku priten shumë gola e spektakël, shkruan GazetaBlic Sport.

Kryendeshja e kësaj xhiroje, ajo në mes Gjilanit e Drenicës, zhvillohet sot me fillim nga ora 13:00, ashtu siç fillon edhe ndeshja në mes Dukagjinit dhe Ballkanit.

Drenica është në formë fantastike në këtë edicion, duke e mbyllur fazën e parë të kampionatit në vendin e parë, por edhe Gjilani tashmë është rikthyer në formë dhe sot pritet një sfidë shumë interesante.

Ballkani synon poashtu fitoren në ndeshjen ndaj Dukagjinit, por nuk do të jetë një sfidë aspak e lehtë për të drejtuarit e Bekim Isufit.

/GazetaBlic Sport/