Analisti politik, Arbnor Sadiku, ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai, në një intervistë dhënë për GazetaBlic, ka thënë se partia më befasuese në kuptimin negativ ka qenë Lidhja Demokratike e Kosovës, që, sipas tij, në bazë të sondazheve të mëhershme, nuk është ditur deri në fund se cila do të jetë e dyta ose e treta.
“Në fakt, të pritshme kanë qenë, që nga 3 janari kam thënë që 30 deri në 40 për qind do të jetë rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje, kurse për partitë befasia në kuptimin negativ ka qenë Lidhja Demokratike, sepse gjithë kam pritur që edhe pas sondazheve do të ketë afërsisht një përafrim të PDK-së dhe LDK-së, dhe nuk është ditur deri në fund se cila do të jetë e dyta ose e treta, por siç po duket PDK ka qenë më e zhurmshme dhe veçanarisht komunat si Skenderaj dhe Drenasi e marrin startin e mirë, mbi 80% të votave, një votë e shtuar në Prishtinë ka bërë që të del partia e dytë”, tha ai.
Tutje, Sadiku vlerëson se humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Nuk është ditur deri në fund se cila do të jetë e dyta ose e treta.
“Kurse, Lidhja Demokratike ka një rritje, ka qenë një rezultat jo i pritur ndoshta për votuesin e saj, kurse humbësit më të mëdhenj në këto zgjedhje, faktikisht, janë Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pasi që vetëm këto dy parti kanë rënie nga vota e kaluar, por natyrisht nëse flasim për atë referendumin e madh që e kërkonte Kurti, është një dëshpërim i madh për të. Por, në kuptimin e përgjithshëm, ai është fitues i zgjedhjeve, pasi që gara bëhet për vendin e parë, jo për pozita të tjera”, tha ai.
Vlen të ceket se deri më tani në Komisionin Qendror Zgjedhor janë numëruar vetëm 99.17 për qind e votave.
Me ç’rast, në vendin e parë qëndron Lëvizja Vetëvendosje me 339,350 vota ose 40.83 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës me 184,087 vota ose 22.15 për qind të votave, AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – NISMA – Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët me 62,066 vota ose 7.47 për qind të votave, SRPSKA LISTA me 36,784 vota ose 4.43 për qind të votave, si dhe Koalicioni për Familje me 18,785 vota ose 2.26 për qind të votave.


