Lajme

VV, AAK, Nisma e AKR bëhen bashkë për të shkarkuar anëtarët e ndërmarrjeve publike në Prishtinë

06/05/2023 12:58
nga:N M

Partitë opozitare në Kuvendin Komunal të Prishtinës janë bërë bashkë dhe po tentojnë shpërbërjen e bordeve të ndërmarrjeve publike në kryeqytet.

Sipas burimeve të Gazeta Blic brenda kuvendit komunal, LVV, AAK, Nisma e AKR janë bashkuar dhe kanë thirr seancë të jashtëzakonshme për
këtë javë për shkarkimin e aksionereve të ndërmarrjeve publike në Prishtinë.

“Kjo mund të interpretohet si një tentativë e partive opozitare në Prishtinë për të marrë në menaxhim ndërmarrjet publike në kryeqytet”, tha ky burim.

“Seanca e jashtëzakonshme është thirrur të mbahet të enjten me 8 Qershor në orën 14:00”, tha një burim i gazetës në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Edhe sot vazhdojnë protestat në Veri, Rakiq e Simiq nuk i ndahen protestuesve në Zveçan