Pas humbjes ndaj Milanit (0-1), në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, Napoli iu rikthye punës dhe golashënuesi Victor Osimhen është gjithnjë e më afër riintegrimit të opsioneve të trajnerit Luciano Spalletti.
Sulmuesi fillimisht punoi me pjesën tjetër të grupit dhe dha indikacione të mira, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri duhet të kursejë Osimhen nga ndeshja e së shtunës kundër Veronës, që ai të rikthehet në 100 për qind në ndeshjen e së martës kundër Milanit, referuar ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve të Champions League.
Osimhen është ylli kryesor i skuadrës napolitane, ai është golashënuesi më i mirë në Serinë A dhe ka 25 gola në 29 paraqitje, në kuadër të të gjitha garave.
/GazetaBlic Sport/


