Kombëtarja e Kosovës e fillon sonte fazën kualifikuese për ‘Euro 2024‘.
“Dardanët” do të përballen me kombëtaren e Izraelit, me ndeshjen që luhet në ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Kosova ka zbarkuar ditën e djeshme në Izrael dhe gjithashtu ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes që luhet sonte në “Bloomfield Stadium”.
Izraeli qëndron shumë më lartë se Kosova në ranglistën e FIFA-s, duke u renditur në vendin e 76-të, ndërkohë Kosova ndodhet plot 31 pozita më poshtë se vendasit.
“Dardanët” janë në vendin e 107-të, me synimin që pas këtyre dy ndeshjeve të marsit të ngjiten më lartë.
/GazetaBlic Sport/


