Sporti

Ramadani: Gabova në formacion, qasja e futbollistëve në derbi ishte për të ardhur keq

09/14/2022 17:11
nga:Mergim Rreci

Drita e ka fituar derbin ndaj Gjilanit.

“Intelektualët” triumfuan bindshëm me rezultat 4 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Baftiu shënoi një gol, kurse Simonovski kompletoi ‘Hat-trickun’ për skuadrën e Dritës, kurse Zabërgja shënoi për skuadrën e Zekirja Ramadanit.

Trajneri i Gjilanit, Zekirja Ramadani tha se sot gjithçka ishte për të ardhur keq. Ai e pranoi edhe gabimin në formacion.

“Mendoj se gjendja psikologjike e lojtarëve nuk ishte në nivelin e duhur. Sot nuk kishim asnjë element që mund të themi mirë, zgjedhja në formacion nga ana ime ishte e gabuar, por edhe qasja e futbollistëve ishte për të ardhur keq”, tha Ramadani.

/GazetaBlic Sport/