Raheem Sterling është akuzuar për drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim të oksidit të azotit dhe mosdhënie të një mostre, pas një aksidenti me Lamborghini-n e tij, me vlerë rreth 270 mijë funte.
Sipas raportimeve, disa drejtues automjetesh kanë telefonuar shërbimet emergjente pasi kanë parë Lamborghini-n e Sterlingut duke lëvizur në mënyrë të çrregullt në autostradë.
Fatmirësisht, në aksident nuk është përfshirë asnjë automjet tjetër dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Sterling pritet të paraqitet para gjykatës më 15 shtator, ndërsa nëse shpallet fajtor për drejtim të rrezikshëm, mund të përballet me një dënim deri në dy vite burg.
/GazetaBlic Sport/


