Sporti

Nuk ndalen tifozët e Villarrealit, numër i madh i tyre kanë udhëtuar në Angli

04/27/2022 18:15
nga:Mergim Rreci

Liverpool dhe Villarreal takohen sonte në “Anfield”.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte nga ora 21:00, në kuadër të takimit të parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Dy skuadrat kërkojnë finalen e madhe dhe ndeshja e sotme pritet të jetë e “nxehtë”.

Tifozët e Villarrealit po dhurojnë spektakël me këngën e tyre në Angli, atje ku kanë udhëtuar një numër i madh i tyre.