Sulmuesi i talentuar i Liverpoolit, Rio Ngumoha, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me klubin, e cila vlen deri në verën e vitit 2028.
Lojtari i lindur në vitin 2008, i cili mbushi 17 vjeç më 29 gusht, iu bashkua akademisë së Liverpoolit në shtator 2024 nga akademia e Chelseat, transmeton GazetaBlic Sport.
Rio Ngumoha ka pesë ndeshje për ekipin e parë të Liverpoolit, duke debutuar më 11 janar kundër Accrington në Kupën FA.
Kohët e fundit ai shënoi golin e fitores kundër Newcastle në minutën e 100-të.


