Ylli i Interit, Hakan Calhanoglu nuk dëshiron të flasë më për derbin e ‘dhimbshëm’ të Milanit dhe është i ‘motivuar’ që nesër të përballet me Bayern Munichun.
Nerazzurrët duhet të tregojnë një reagim pas humbjes 3-2 të së shtunës kundër Milanit në derbin della Madonnina, përcjell GazetaBlic Sport.
Calhanoglu ishte përgjegjës për golin e parë të Milanit, pasi ai dha topin në pjesën e Interit, duke çuar në golin e parë të Rafael Leaos.
Nerazzurët presin nesër Bayern Munich në “Giuseppe Meazza” në ndeshjen hapëse të Grupit C të Champions League.
“Duhet të reagojmë, nuk kemi kohë për t’u çlodhur. Ne analizuam ndeshjen e fundit që humbëm një derbi për shkak të gabimeve tona, por jemi të motivuar sepse ka një nivel tjetër në Ligën e Kampionëve dhe duhet të jemi gati”, tha ai në një konferencë për shtyp, cituar nga FcInternews.
“Ne dominuam kundër Real Madridit dhe Liverpoolit [sezonin e kaluar], por humbëm për shkak të gabimeve tona. Duhet të jemi më të fokusuar, jemi 11 me 11 dhe ndeshja zgjat 90 minuta. Ne jemi gati, faza e grupeve është e vështirë, por është mirë të luajmë në Champions League për të parë se ku jemi”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


