Sporti

James Rodriguez i pakënaqur në Katar, dëshiron rikthimin në Evropë

02/22/2022 10:31
nga:Mergim Rreci

Kolumbiani James Rodriguez, i cili kaloi sezonin e tij të dytë në Al Rayyan, i renditur i nënti në Ligën e Katarit, nuk e fshehu dëshirën për t’u kthyer në Evropë.

Ish-lojtari i Monakos, FC Porto, Real Madrid, Bayern dhe Everton, në një bisedë në rrjetin social Twitch pranoi se “do të donte të shkonte diku tjetër”, duke sqaruar se ka “një dëshirë të madhe për t’u rikthyer për të konkurruar në një kampionat evropian, përcjell GazetaBlic Sport.

Këtë sezon, mesfushori 30-vjeçar ka shënuar katër gola dhe ka dhënë katër asistime në 11 ndeshjet në të cilat ka luajtur.

/GazetaBlic Sport/