Lajme

Grabitja në “MoneyGram”, policia thotë se u vodhën para nën kërcënim të armës

02/05/2024 18:23
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për grabitjen në një pikë të “MoneyGram” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti thotë se dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash.

“Sot rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash.

Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton Ahmeti.