Superliga e Kosovës vjen me tri ndeshje shumë interesante sot.
Përballje shumë të zjarrta na presin ditën e sotme, atje ku spikat ndeshja mes Malishevës dhe Dritës, shkruan GazetaBlic Sport.
Takim interesant pritet të jenë edhe ai mes Ballkanit dhe Ulpianës, kurse Llapi është favorit absolut ndaj Feronikelit në krizë.
Këto janë formacionet zyrtare të ndeshjes që do të zhvillohet në Podujevë.
Llapi: Avdyli, Jashari, Maliqi, Sadriu, Dushkaj, Ahmeti, Shabani, Neto, Amadu, Firmino, Fazliu.
Feronikeli: Buqinca, Rexhepi, Morina, Krasniqi, Qorri, Cerrvadiku, Xhylani, A.Qorri, Kastrati, Seferi, Kiqina.
/GazetaBlic Sport/

