Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, deklarohet Policia

10/30/2023 16:15
nga:N K

Një person pa shenja jete është gjetur në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.

Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënsja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Policia dhe mjekët emergjentë kanë dalë në vend ngjarje ku mjekët edhe kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”, tha Ahmeti.