Lajme

Shkon në 18 numri i të vdekurve nga rrëzimi i helikopterit në Kiev

01/18/2023 10:19
nga:N M

Ka shkuar në 18 numri i të vdekurve nga rrëzimi i helikopterit në Brovary të Kievit, ku humbi jetën edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oleksiy Kuleba,

Guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se tre fëmijë janë në mesin e 18 të vdekurve.

“Tragjedi në Brovary. Numri i viktimave u rrit. Që nga ora 10:30 – 18 të vdekur, duke përfshirë tre fëmijë. Bëhet e ditur për 29 të plagosur, mes tyre 15 fëmijë. Viktimave u ofrohet e gjithë ndihma e nevojshme. Të gjitha shërbimet e urgjencës janë në vend”, shkroi Kuleba në Telegram.

Ministri i Brendshëm ukrainas në mesin e 16 personave që humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit në Kiev