Drita është eliminuar nga garat e Conference League.
Skuadra kosovare zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj NK Celje, por humbja 3:2 në takimin e kthimit bëri që rezultati i përgjithshëm të shkojë në 6:4 për skuadrën sllovene.
Gjilanasit treguan karakter, duke realizuar dy gola dhe mbajtur gjallë shpresat për kualifikim, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Pavarësisht eliminimit, Drita la përshtypje pozitive me paraqitjen dhe angazhimin në fushë.
Në anën tjetër, Shkëndija u mposht me rezultat 3:0 në ndeshjen e kthimit nga Samsunspor, duke e mbyllur përballjen e dyfishtë me rezultat të përgjithshëm 4:0 në favor të skuadrës turke.
Pas humbjes minimale në takimin e parë, kuqezinjtë shpresonin në një reagim, por përballë një kundërshtari të organizuar dhe efikas, ekipi nga Tetova nuk arriti të përmbysë disavantazhin. Samsunspor dominoi sfidën e kthimit dhe vulosi kualifikimin me një paraqitje bindëse.
Me eliminimin e Shkëndijës dhe Dritës, mbyllet edhe kapitulli i këtij edicioni të UEFA Conference League për këto dy skuadra shqiptare.
/GazetaBlic Sport/


