Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, sot në hapjen e fushatës zgjedhore ka thënë se Prishtina përbën simbolin e historisë dhe të së ardhmes sonë, raporton GazetaBlic.
Berisha thotë së Prishtima është vend i vendimeve të mëdha kombëtare.
Postimi i plotë:
Prishtina përbën simbolin e historisë dhe të së ardhmes sonë.
Ajo është Dardania e lashtë, është Ulpiana antike, një qytet i mbushur me trashëgimi historike dhe kulturore. Prishtina është gjithashtu qyteti i protestave studentore të 2 Korrikut dhe i Kushtetutës së Kosovës, dhe ka shërbyer si arenë për aspiratat demokratike të shoqërisë sonë. Ky qytet është vendi i themelimit të Universitetit të Prishtinës, vendi i jetës studentore, Prishtina e Kodrës së Trimave, e Dëshmorëve të Kombit. Prishtina e sportit dhe qyteti i tifozëve, ku kultura, arti dhe roli i rinisë kanë lënë gjurmë të thella.
Vend i vendimeve të mëdha kombëtare!
Mbi të gjitha, Prishtina është qyteti i njerëzve të mirë…!”


