Sporti

Final Four EuroLeague: Pak pikë në çerekun e parë mes Olympiacos dhe Fenerbahce

05/22/2026 17:24
nga:Mergim Rreci

Në një atmosferë të zjarrtë basketbolli europian, po zhvillohet gjysmëfinalja e EuroLeague mes Olympiacos dhe Fenerbahçe.

Ndeshja po luhet në “Telekom Center”, ku tifozët kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme që po i jep intensitet maksimal përballjes mes dy gjigantëve të basketbollit europian, transmeton GazetaBlic Sport.

Në fakt, ndoshta spektakli më i madh po shihet në tribuna, sepse në parket skuadrat nuk kanë realizuar shumë pikë.

Pas 10 minutave lojë, grekët kanë avantazh me rezultat 18-12 , me turqit që po kanë vëshitrësi të mëdha për të shënuar.

/GazetaBlic Sport/