Sporti

Trajneri italian dhe stafi i tij kanë mbetur të bllokuar në një hotel në Ukrainë

02/24/2022 11:53
nga:Mergim Rreci

Trajneri De Zerbi dhe stafi i tij në Shakhtar Donetsk janë bllokuar në një hotel në Ukrainë.

Për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, kampionati është pezulluar dhe tani ka orë ankthi dhe pritjeje edhe për Roberto De Zerbi dhe stafin e tij në Shakhtar Donetsk, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri dhe bashkëpunëtorët e tij italianë janë bllokuar në fakt në një hotel në Kiev nga ku autoritetet ukrainase kanë këshilluar të mos lëvizin. “Është një ditë e keqe, shpërthimet na zgjuan mbrëmë. Nuk u ktheva në Itali sepse nuk mund t’i ktheja shpinën klubit”, është shprehur De Zerbi.