Diego Costa mund t’i bashkohet skuadrës së Fenerbahces.
Reprezentuesi spanjoll i lindur në Brazil ndërpreu kontratën e tij me Atletico Mineiro pas vetëm gjysmë sezoni dhe po kërkon të rikthehet në Evropë, përcjell GazetaBlic Sport.
E ardhmja e tij tashmë mund të jetë në Turqi, me skuadrën turke që është shumë e interesuar për shërbimet e tij
Fenerbahce tentoi që të siguronte edhe shërbimet e Vedat Muriqit, por sulmuesi kosova vendosi që karrierën ta vazhdojë në Spanjë.



