Sporti

Po shkëlqen me fanellën e Southampton, Chelsea merr vendimin e madh për Armando Brojën

01/12/2022 14:42
nga:Mergim Rreci

Southampton ka pësuar një goditje të madhe në përpjekjen e tyre për të nënshkruar një kontratë afatgjate me Armando Broja nga Chelsea.

Sulmuesi 20-vjeçar vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e tij dhe i tillë ishte edhe mbrëmë, shkruan GazetaBlic Sport.

Armando Broja shënoi golin e gjashtë të tij gjatë sezonit për Southampton kundër Brentford.

Kjo ka bërë që trajneri Ralph Hasenhuttl të pranojë se dëshiron ta kthejë atë lëvizje në një afat të gjatë.

Megjithatë, gazetari italian i futbollit Fabrizio Romano ka dhënë disa lajme të këqija për Southampton dhe mbështetësit e tyre.

Ai pretendon se Chelsea ‘tashmë po planifikon me të talentuarin Armando Broja si pjesë e projektit të tyre të ardhshëm’ dhe se nuk do të jetë pjesë e Southampton.

/GazetaBlic Sport/