17 vjet e 10 muaj, një kohë e gjatë, duke shërbyer në situata të vështira, në momente jo të mira e në momente krenarie, rrugëtimi i doktorit të mirënjohur Murat Berisha tek Kombëtarja e Kosovës.
Pjesë e saj që nga viti 2006 deri në shtator të vitit 2023, Berisha mund të themi më shumë përgjegjësi se ishte më shumë se një doktor për futbollistët që përfaqësuan vendin tonë, për nga mënyra dhe lidhja emocionale që kishte ndërtuar me ta.
Jo me kushtet që janë sot, por me motivin, dëshirën dhe vullnetin për të dhënë më të mirën, Berisha nuk kurseu asgjë nga vetja, vetëm e vetëm që përfaqësuesit tanë të jenë maksimalisht të shëndetshëm në sfidat që kishin para vetes.
Natyrisht, i tillë është edhe në punën që e ushtron prej vitesh edhe në QKUK, atje ku ka kryer një numër shumë të madh intervenimesh si një specialist i Kirurgjisë Pediatrike.
Në një intervistë të ekskluzive për ‘GazetaBlic’, Berisha tregon se si iu bashkua Kombëtares së Kosovës, duke rrëfyer emocionet, problemet, vështirësitë dhe sukseset e arritura.
Brenda kësaj interviste, doktori Berisha ka treguar lëndimet më të rënda të futbollistëve të Kombëtares së Kosovës me të cilat është përballur, ku përmendi frakturat e Fanol Perdedajt dhe Herolind Shalës, si dhe momentin kur portieri rezerv i Kosovës, Adis Nurkovic kishte humbur ndjenjat para ndeshjes me Turqinë.
Berisha ishte heroi i ndeshjes Prishtina – Llapi, ndeshje kjo e zhvilluar në maj të viti 2019, atje ku futbollisti Valmir Veliu pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Prishtinës në “Fadil Vokrri”, pas një dueli me Diar Miftarajn dhe humbi ndjenjat në fushë. Berisha atë ndeshje ishte vetëm shikues në tribuna, por hyri në fushë dhe i shpëtoi jetën futbollistit në fjalë. Ai tregon se si më pas Veliu e kishte falënderuar për ndihmën e dhënë gjatë një grumbullimi me Kombëtaren.
/GazetaBlic Sport/