Disa nga mediat spanjolle vazhdojnë të jenë skandaloze me raportimin e tyre ndaj Kosovës.
Televizioni spanjoll “El Chiringuito”, dje bëri skandale duke iu drejtuar Kosovës si ‘Federatë’.
Kosova u mposht me rezultat 0 me 2 nga Spanja, por tregoi një ndeshje jashtëzakonisht të mirë, përcjell GazetaBlic Sport.
Gazetari numër një i televizionit spanjoll, Josep Pedrerol, e cilësoi Kombëtaren tonë si të frikshme me Rashicën, Muriqin dhe Bytyqin.
“Rashica, Muriqi dhe Bytyqi. Ishte për t’u frikësuar nga Federata e Kosovës”, ishte deklarata e tij.
Ndaj deklaratave të tilla skandaloze reagoi edhe tifo-grupi i Kosovës, ‘Dardanët’, të cilat në fillim të ndeshjen shfaqen një pankartë të madhe “Mirë se vini në Republikën e Kosovës”.
"Rashica, Muriqi y Bytyqi. Era para estar asustado con Federación de Kosovo"
?️ – @jpedrerol pic.twitter.com/CsAAImdMaT
— Multimedios Deportes (@mmdeportesmx) September 9, 2021


