Sporti

Alexis Sanchez shumë pranë rikthimit tek Barcelona

12/16/2021 15:07
nga:Mergim Rreci

Anësori i Interit, Alexis Sanchez është afër rikthimit te Barcelona, raporton Sport.

Lëvizja mund të shohë që Luuk de Jong të kalojë në drejtimin tjetër, përcjell GazetaBlic Sport.

Kiliani ka bërë vetëm dy ndeshje si titullar për Interin këtë sezon dhe kampionët e Serisë A janë gati ta dërgojnë atë në huazim te Barça.

Luuk de Jong, aktualisht i huazuar te Barca nga Sevilla, mund të shkojë te Interi në një tjetër huazim në këmbim të Sanchez.

Megjithatë, mbetet që gjërat të konkretizohen tutje, me shkëmbimin që mund të ndodhë në afatin e janarit.

/GazetaBlic Sport/