Lajme

Çitaku reagon pas sulmeve brutale të Bislimit ndaj Gjykatës Kushtetuese: Demokracia dhe rendi kushtetues në rrezik

01/03/2024 19:38
nga:Sh R

Pas sulmeve brutale që Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, bëri ndaj Gjykatës Kushtetuese duke i quajtur “jo kompetentë”, “jo kredibilë”, “kontroverzë” dhe “mjedis i korruptuar” – ka reaguar Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, duke e vlerësuar jo vetëm si skandal por edhe që “demokracia dhe rendi kushtetues janë në rrezik nga prirjet rrënuese dhe totalitare të kësaj klase qeverisëse”.

“Deklarata e Besnik Bislimit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhënë “ Radio Gorazdevacit” do të mund të quhej skandaloze nëse Besniku do të ishte vetëm një qytetar pa funksion publik i republikës sonë”, ka shkruar Çitaku.

Postimi i plotë: