Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje nga pritja madhështore në shkollën “Gjergj Fishta” në Prishtinë.
Ai ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është ngritur në këmbë.
“U ktheva pas gjashtë vitesh në tubim në këtë shkollë, por këtë herë ishte më veçantë. Gjashtë vite më parë ishim mbledhur në korridor; tani u mblodhëm në sallë, e korridori ishte plot e oborri ishte plot”, ka thënë Abdixhiku.