Edmond Lajçi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës në muajin prill të këtij viti në Pejë.
“I akuzuari Edmond Lajçi është fajtor për shkak se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” dhe veprën penale “mbajtja në pronësi e paautorizuar e armëvve”. Gjykata të akuzuar Edmond Lajçi e gjykon me dënim me burgim të përjetshëm”.
Sipas aktakuzës, Edmond Lajqi me datë 16.04.202 rreth orës 8:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Pejë, ka privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën Gjyljeta Ukella.