Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi, sot u takua me veteranët e UÇK-së, ku thotë se kemi mirënjohje të përjetshme për kontributin dhe guximin e tyre, raporton GazetaBlic.
Gashi thotë se është detyra jonë që amanetin e tyre ta ruajmë me dinjitet dhe ta përcjellim te brezat e ardhshëm.
Postimi i plotë:
Takuam veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, burra dhe gra që sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit tonë. Mirënjohje e përjetshme për kontributin dhe guximin e tyre! Është detyra jonë që amanetin e tyre ta ruajmë me dinjitet dhe ta përcjellim te brezat e ardhshëm. 🇽🇰✨
Lavdi dëshmorëve! Respekt përjetë për luftëtarët e lirisë!
#KosovaMundetMaMirë
#PDK131✔️
#BedriHamza1✔️
#MemliKrasniqi2✔️
#KujtimGashi15✔️


