Lajme

Hovenier ngushëllon për vdekjen e Kaidanow: Veçanërisht mbështeti popullin e Kosovës për të arritur vizionin e tyre

10/17/2024 14:05
nga:Sh R

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka shkruar me rastin e vdekjes së ish-ambasadores amerikane, Tina Kaidanow, duke thënë se Kaidanow ka lënë një trashëgimi të qëndrueshme në rajon, duke punuar për avancimin e paqes dhe sigurisë, në mënyrë të veçantë për popullin e Kosovës.

“Një anëtare karriere e shërbimit diplomatik të SHBA-së, Ambasadorja Kaidanow la një trashëgimi të fortë në rajon, teksa ia kushtoi karrierën e saj avancimit të paqes dhe sigurisë, në veçanti duke mbështetur popullin e Kosovës për të arritur vizionin e tyre për një demokraci sovrane, multietnike dhe të suksesshme. Do të na mungojë shumë. I dërgojmë ngushëllimet tona familjes së saj dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin”, ka shkruar Hovenier.