Lajme

Prishtinë: Arrestohet një person, rrahu vajzën dhe kanosi gruan

11/01/2023 08:45
nga:Sh R

Policia mbrëmë rreth orës 20:00 ka arrestuar një person në Prishtinë.

Sipas policisë, i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij dhe e ka kanosur bashkëshorten.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.