Analisti i njohur shqiptar, Gëzim Sinemati është i lumtur që Arbër Hoxha starton sonte në duelin ndaj Andorrës.
“Lajm i mirë që Hoxha starton, jep gjallëri dhe kam shumë qejf ta shoh sonte. Mund të vijnë plot lojtarë të rinj dhe të luajnë. Sot fillon rruga për Botëror”, tha ndër të tjerash Sinemati për SuperSport.
Shqipëria dhe Andorra ballafaqohen sonte me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Kujtojmë se në rast të fitores nga kombëtarja shqiptare dhe humbja e Serbisë ndaj Anglisë, kuqezinjtë sigurojnë “Play Offin”.
/GazetaBlic Sport


