Lajme

Gëzim Hazrolli i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Një nga figurat më të shquara të mbrojtjes sonë kombëtare

12/01/2025 12:10
nga:Genita C

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se Gjeneral Major Gëzim Hazrolli i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Abdixhiku e përshkroi Hazrollin si një figurë të shquar të mbrojtjes kombëtare, që ka udhëhequr me guxim gjatë luftës dhe ka ndihmuar në ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai u bashkua me LDK-në për të sjellë disiplinë, integritet dhe përkushtim në politikë, duke mbështetur rendin, stabilitetin dhe orientimin euroatlantik të vendit.