Gëzim Çela i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, është ekstraduar nga Kosova në Shqipëri këtë të enjte.
56-vjeçari, i cili akuzohet si kreu i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, fillimisht ishte arrestuar më 8 dhjetor të vitit 2023 në Ferizaj.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Korrupsionin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.