Showtime

Getinjo zbulon të rejat e fundit, bashkëpunimet dhe nga jeta e tij private

01/12/2022 12:39
nga:Donika Fetahu

Reperi i njohur nga Ferizaj, Getoar Aliu, i njohur për publikun si Getinjo, është ndër artistët më të kërkuar dhe më aktiv në tregun muzikor.

Në një intervistë për ‘GazetaBlic Showbiz’ ka shpalosur detaje , rreth projekteve të tij muzikore për vitin 2022 dhe për jetën e tij private.

Getinjo ka bërë të ditur se këtë vit do të ketë shumë projekte solo dhe bashkëpunime, ndër to do të jetë edhe një projekt muzikor në bashkëpunim me reperin e njohur Mozzik.

Po ashtu ka treguar se ai është duke punuar në lansimin e një albumi për të cilin nuk ka ndonjë datë specifike.

“Ka me pas projekte shumë këtë vit, solo dhe bashkëpunime, bashkpunim me Mozzikun dhe disa artista të tjerë ndërsa albumin jom tu e punu për lansim nuk kam ndonjë datë të saktë”, u shpreh reperi.

Tutje, Aliu për ‘GazetaBlis Showbiz‘, ka folur hapur për jetën e tij private, ku ka treguar se nuk është në lidhje ai akoma është single, përgjigjja e tij ishte epike.

Hala single hehe‘, u shpreh reperi.

Ai është ndër vite nga reperat më të kërkuar, duke qenë shumë aktiv dhe ndryshe njihet si një karakter i fortë.

Viti që lam pas ka qenë shumë i suksseshëm i Getinjos, ai ka performuar në shumë klube të natës në të gjitha trojet shqiptare dhe jasht saj.

Ndryshe reperi është edhe një tekstshkrues, projekti i tij i fundit është publikuar muajin e kaluar me titullin ‘Real‘, i cili u prit mjaft mirë nga fansat e muzikës së tij.

Më poshtë gjeni linkun e këngës: