Showtime

Getinjo, Vivienit: Largohem nga BBVK nëse të pengoj në lojën tënde

01/07/2023 20:55
nga:G B

Getinjo dhe Vivieni kanë bërë diskutime në lidhje me lojën e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Getinjo e ka bërë një deklaratë, duke thënë se nëse prezenca e tij e pengon lojën e Vivit, ai do të largohet, derisa Vivi është shprehur se nuk e pengon ai në lojën e saj, përcjell Klankosova.tv.

“Nëse të pengon me kriju lojë prezenca ime, jam në gjendje me dal”, është shprehur Getinjo para Vivit.