Showtime

Getinjo si ‘Spiderman’ vazhdon të sjellë situata interesante me banorët

02/01/2023 22:51
nga:G B

Ish konkurrenti i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Getinjo ka vazhduar t’i ngacmojë banorët me rolin e tij si personazhi i animuar ‘Spiderman’.

Madje, nga të bërat e tij nuk e ka kursyer as të dashurën e tij Vivin, e as konkurrentët e tjerë të shtëpisë së “Vëllait të Madh”, përfshirë Gresën, Artën e Vedatin, teksa i pengonte kur ata po flisnin.

Gjithsesi, një gjë është e sigurt, Getinjo po krijon histori me përplot të qeshura. Për më tepër detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.