Showtime

Getinjo sheh deklaratat e Haradinajt në Speciale dhe ka disa fjalë për të

01/12/2022 23:11
nga:Genita C

Sot është mbajtur seanca e radhës në gjykimin ndaj Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, po gjykohet për rrjedhjen e dokumenteve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, teksa sot ka debatuar ashpër me prokurorin e rastit të tij.

Deri sa prokurori e kishte pyetur rreth dokumenteve që ishin sjell në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë, Haradinaj kishte thënë se ka qenë kundër një tribunali që do të gjykonte vetëm shqiptarët.

“Nëse ju e pranoni se jeni një etnik dhe nuk dëshironi të hetoni krimet e kryera nga të tjerët, atëherë po, unë e pranoj se jam kundër jush gjithmonë dhe e ndërpres këtu dëshminë time, vetëm pranojeni se jeni të tillë”, kishte deklaruar ndër të tjerash Haradinaj.

Deklaratat e Haradinajt kanë nxitur mjaft shumë reagime edhe në Kosovë, ku kanë gjetur edhe mbështetjen e artistëve të shumtë.

Një ndër ta është edhe reperi Getinjo, i cili në një postim të tij në rrjetin social Instagram, e ka cilësuar Haradinajn si “shqiptar dhe trim”.

“Ky është shqiptar, ky është trim”, ka shkruar Getinjo në ‘story’.