Showtime

Getinjo ‘kundërshton’ shkencën gjatë një bisede në BBV Kosova: Toka është e rrafshët

12/07/2022 17:13
nga:G B

Reperi i njohur Getinjo, nga data 5 dhjetor është bërë banor i shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Ai është futur në Big Brother VIP Kosova krahas një numri të madh personazhesh VIP, ku nga dita në ditë po zhvillojnë biseda e debate të ndryshme, që po marrin vëmendjen e publikut.

Në një e bisedë e sipër me banorët e shtëpisë, reperi me prejardhje nga Ferizaj bëri një “konstatim” të çuditshëm, duke lënë gojëhapur edhe shikuesit.

“Krejt e di unë shpjegimin e Gjeografisëqë na kanë shpjeguar në shkollë, por unë nuk e besoj. Bota është e rrafshtë dhe unë ende e mendoj, a din me sa njeriun kam bërë debate”, ka thënë ai, teksa të njëjtin “konstatim” ia aprovoi edhe banori tjetër Gjon Karrica.

Përndryshe, Getinjo pak javë më parë kishte gënjyer publikisht ndjekësit e tij në Instagram, pasi kishte rishpërndarë një lajm të portalit Telegrafi, ku nga burime të sigurta ishte njoftuar pjesëmarrja e tij në BBV Kosova.

“Telegrafi, ju po e dini e unë s’po e di? Du me u tranu unë”, kishte shkruar Getinjo, duke dashur në një lloj mënyre të “demantojë” lajmin e datës 15 nëntor, i cili rezultoi i vërtetë vetëm dy javë më vonë, pasi ai ishte banori i parë që u futë mbrëmjen e 5 dhjetorit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.