Uncategorized

Getinjo i tronditur nga vrasja e gruas në Pejë: Rasti ma mpiu trupin komplet

04/14/2023 23:29
nga:Mergim Rreci

Ngjarja që ndodhi sonte (e premte” në orët e pasdites në Pejë, ku dyshohet që djali ka mbytur nënën e tij, ka bërë që të reagojë reperi Getinjo

Gjatë orës së pasditës së ditës së premte në Pejë ka ndodhur një rasti i rënd ku një grua është gjetur e vdekur, derisa për mediat rastin e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Më vonë, Prokuroria zbuloi së i dyshuari kryesor për këtë vrasje është djali, i cili dyshohet së ka mbytur nënën e tij.

Pas lajmit në rrjetet sociale ka reaguar reperi Getinjo.

“O krijuesi i gjithësisë dhe gjithçkaje që merr frymë dhe ka shpirt, na ruaj mendjen se vet nuk jemi duke mundur me i rujt. Rasti i sotëm që paska ndodhur me vrasje makabre të nënës ma mpiu trupin komplet”, ka shkruar ai.

“Shëndeti mendor luan rolin më të rëndësishëm në jetë sot sepse njeriu që ka shëndet mendor nuk mundet të realizoj këtë vepër asnjëherë në jetë. Ngushëllime. Zoti na dashtë”.

Sipas Sahide Gashit, prokurorja e rastit tragjik në Pejë, Sahide Gashi tashmë Prokuroria ka siguruar dëshmitarë okularë të ngjarjes.

Ajo tha se janë duke u përpjekur që ta marrin në pyetje të dyshuarin, por që ai ende nuk është në gjendje të flasë.