Showtime

Getinjo i dërgon mesazh Gjestit në shtëpi

02/18/2025 12:55
nga:N K

Reperi i njohur Getinjo, i ka dërguar mesazh Gjestit përmes ‘Big Love’.

Disa prej banoreve u surprizuan nga familja e disa edhe nga shoqëria.

Gjesti në mesin e disa mesazheve një e mori edhe nga Getinjo.

Ai e ka mbështetur nga jashtë me mesazhin:“Ti je shqiptar i rrethuar me shqiptarë të fortë. ‘Mushnu mend, unë u musha u mush gjepi jem’, hehe”, ai ka  referuar këngës me Mozzikun që në BBVA e ka interpretuar shumë shpesh Gjesti.

“Rri i fortë edhe mos e ndal buzëqeshjen. Të përshëndes”, ka shtuar Getinjo.