Lajme

Gërxhaliu: Atë që e kanë blerë qytetarët me 100 euro në janar, s’mund ta blejnë sot me 150 euro

10/10/2022 19:34
nga:G B

Ekonomisti Safet Gërxhaliu në Tëvë1 deklaroi se kriza ekonomike në Kosovës çdo ditë e më shumë është duke u rënduar.

Sipas Gërxhaliut kriza ekonomik është thelluar aq shumë sa që atë që qytetarët e Kosovës kanë mundur ta blejnë në muajin janar me 100 euro, tani nuk mund ta blejnë as me 150 euro për shkak të rritjes së çmimeve.

“Këtë më së miri e diktojnë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët atë që e kanë blerë me 100 euro në janar, nuk mund ta blejnë sot me 150 euro ”, tha ai.

I ftuar në emisionin “Ditari”, Gërxhaliu theksoi se goditjet ekonomike janë të shumta, pasi që sipas tij, bota nuk do të jetë më ajo që ka qenë para pandemisë COVID – 19. Ai thotë se pas përveç pandemisë krizën ekonomike e ka rënduar edhe lufta në mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Në Kosovë mungon një dialog i mirëfilltë publiko-privat dhe në njërën anë e kemi një krizë e cila është çdo ditë duke u rënduar dhe bazuar në raportin e Bankës Botërore, inflacioni është 19.2 për qind që me të vërtetë kjo është një masë alarmuese”, shtoi ai.