Lajme

Gërvalla zbardhë detaje nga dreka pas mbledhjes së dy kuvendeve

12/20/2024 19:04
nga:Sh R

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur për darkën që patën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe disa anëtarë të qeverisë së tij, pas seancës së përbashkët të kuvendit të të dyja vendeve.

Gërvalla tha se në darkë, afër e kishte ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasanin dhe ministra të tjerë të Kosovës e Shqipërisë.

“Unë s’e kam parë çka ka pirë kush, në tavolinën tonë kemi pirë verë Kosove. Afër i kam pasur ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe ministra të tjerë të Kosovës dhe Shqipërisë”.

“Kemi pasur një bisedë jashtëzakonisht të mirë, por çfarë ka ndodhur në tavolinën kryesore ku kanë qenë kryetarët e kuvendeve dhe kryetarët e qeverive, unë s’e kam parë”, tha ajo në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.