Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke u radikalizuar gjithnjë e më shumë.
Ajo në Twitter ka shkruar se Serbia duhet të vendosë, ose fashizmin ose Evropën.
“Vuçiq po radikalizohet gjithnjë e më shumë. Po flet sërish për luftë, një deputet i partisë së tij i bën jehonë thirrjes së Putinit për “denazifikim”. Rusia kundër Amerikës, Serbia kundër Kosovës . Ky është fashizëm barbar, i pastër. Ne e dimë që nga viti 1998/99. Kjo duhet të ndalet. Vuçiq duhet të vendosë: Fashizmi apo Evropa”, ka shkruar ajo.
Vučić is radicalizing ever more. He is talking war again, a MP of his party is echoing Putin's call for "denazification".
Russia against ??, Serbia against ??. This is barbaric, pure fascism. We know that from 1998/99.
This has to stop. Vučić needs to decide: fascism or Europe.— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) July 31, 2022


