Lajme

Gërvalla uron Stoltenberg për Medaljen Presidenciale të Lirisë të ShBA-së

07/10/2024 13:38
nga:Sh R

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka uruar ish-sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për Medaljes Presidenciale të Lirisë që e mori në ShBA për kontributin e tij të dhënë.

Ajo ka thënë se Stoltenberg pati arritje historike derisa ishte në krye të NATO-s,

“Kosova ndan respektin dhe admirimin më të lartë të anëtarëve të NATO-s për arritjet historike të ish-sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe e uron atë për dhënien e Medaljes Presidenciale të Lirisë nga presidenti i ShBA-së, Joe Biden në Samitin e NATO-s në Washington”, ka thënë Gërvalla.