Lajme

Gërvalla thotë se po shqyrtojnë mundësinë për pranimin e 5 mijë refugjatëve ukrainas

03/07/2022 11:35
nga:Gazeta Blic

Ministrja e e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, para Komsioni të Punëve të Jashtme, ka folur për mundësinë e pranimit të refugjatëve ukrainas në Kosovë, pasi në vendin e tyre, tash e disa ditë kanë filluar sulmet ushtarake nga ana e Rusisë.

“Pas miratimit të rezolutës, me 94 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, natyrisht pa prezencën e listës serbe dhe pas dënimit të agresionit ushtarak dhe invazionit të federatës ruse mbi Ukrainën dhe shprehja e kësaj resolute për pranimin e deri në 5 mijë refugjatëve nga Ukraina”.

Gërvalla tha se do ta dërgojë kërkesën në qeveri për marrjen e masave konkrete në lidhje me këtë çështje.

“Në si ekzekutiv kemi punuar konkretisht në këtë dhe gjatë kësaj jave, në mbledhjen e ardhsme të qeverisë, unë dorëzoi si Ministre e Punëve të Jashtme, kërkesën në qeveri për marrjen e masave konkrete, me qëllim që të ofrohet ambient i përshtatshëm, të shikojmë mundësitë dhe të merren masa për pranimin e deri në 5 mijë refugjatëeve nga Ukraina”, u shpreh ajo.

Tutje, Gërvalla u shpreh se Ministria e Punëve të Jashme, që në ditën e parë të sulmit rus në Ukrainë, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë dhe kanë biseduar për krijimin e një trupi koordinues.

“Qytetarët do të kuptojnë që ne e kemi marrë me shumë seriozitet këtë punë, pa krijuar panikë, pa krijuar asnjë lloj përshtypje që jemi në prag të luftës, por jemi duke u përpjekur që të gjithë së bashku, të koordinuar mirë të qartësojmë ku ndodhemi, cilat janë rreziqet e rajonit dhe cilat janë ambiciet tona për t’u përafruar, qoftë me NATO-n, qoftë me Bashkimin Evropian”, tha Gërvalla para Komsioni të Punëve të Jashtme.