Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, teksa ka folur për të drejtat e pakicave në Kosovë, është shprehur se shteti ynë ka lindur nga gjenocidi dhe se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka qenë pjesë e Millosheviqit.
Kryediplomatja kosovare u shpreh se ai kurrë nuk ka kërkuar falje për këtë, madje, ka kërcënuar shumë herë.
“Duhet t’i paraqesim faktet para gënjeshtrave. Mbrojtja e pakicave është më e mirë e fuqishme sesa kudo qoftë në Evropë. Jemi krenar për këtë. Kushtetuta e Kosovës garanton 20 nga 120 deputetët e Parlamentit ekskluzivisht për pakicat, 10 janë për komunitetin serb. Shteti ynë ka lindur nga gjenocidi. Vuçiq ka qenë pjesë e Millosheviqit. Nuk ka kërkuar kurrë falje veçse se ka kërcënuar shumë herë”, tha ajo.
Gërvalla u bëri thirrje propaganduesve serbë që t’i ndalin këto gënjeshtra, pasi askush, as nga brenda apo jashtë, nuk i merr seriozisht këto gjëra.
“Kam një mesazh për propaganduesit serb: Ndaleni këto gënjeshtra, thjesht ndaleni. Asnjë që është ulur këtu e as jashtë nuk i marrin këto gënjeshtra seriozisht. Ndiqeni shembullin e Kosovës para se të kritikoni. Kam ftesë për të gjithë ju, që pa ditur faktet duam të ftojmë secilin që kritikon këto dispozita e as që arrijnë t’i zbatojnë as gjysmën e tyre, përpiquni ta bëni këtu. Siguroni ekuivalentin e 20 ulëseve nga 120. Jemi shumë shtet krenar, jemi një prej shteteve më tolerante sa i përket fesë. Kjo është traditë, në ADN-në tonë”, u shpreh ajo.
“Sa i përket Dick Martyt, isha 10-vjeçare, babai im duke qenë gazetar, shkrimtar dhe muzikant, dhe u deshtë ta braktiste Kosovën. Dhe ajo UDB-ja që tash quhet BIA, ky shërbimi sekret që e kishte vrarë në moshën 36-vjeçare babin tim për shkak të qëndrimeve të tij për lirinë e Kosovës. I njëjti shërbim që ka vrarë më shumë se 59 disidentë kroatë në Gjermani”.
“Ka një traditë të gjatë të këtij shërbimi që vret njerëz jashtë vendit të vet. Marty s’ka qenë e as s’do të jetë mik i Kosovës. Ka qenë Serbia ajo që ka dashur ta vrarë e ta fajësojë Kosovën. Sa i përket presidentit që e përmendët, kam një presidente që ka marrë pjesë në këtë seancë, e kemi krenarinë që ta themi, emri i saj është DR Vjosa Osmani. Një grua tejet e respektuar dhe me kurajën e saj ka treguar se si e ardhmja e Ballkanit në BE mund të duket”, theksoi zëvendës-kryeministrja e Kosovë.
“Këto përsëritjet e deklaratave të Kurtit në të kaluarën nuk i ndihmojnë të tashmes. Pasi, kur të flasim kur të flasim për të kaluarën nuk është shumë e drejtë për Serbinë, pasi ju bën të dukeni shumë keq kur flisni për të kaluarën. Për këtë, përpiqemi të flasim për të tashmen dhe të ardhmen. Ka të tjerë që veprojnë përtej që flasin për shtete të mëdha e ndryshim kufijsh. Kemi Vladimir Putinin që flet për ndryshimin e kufijve përmes luftës, e kemi ministra në qeverinë e Vuçiqit që flasin për Serbinë e Madhe”.
“Dua të përsëris Kosova është tejet e përkushtuar që të kontribuojë në mënyrë konstruktive, jo veç në dialog, por njëkohësisht të ofrojë kontributin e vet për paqe dhe stabilitet në botë, për të treguar që jemi partner i besueshëm për të gjithë ata që besojnë tek ne”, përfundoi ministrja Gërvalla, në seancën e KS-së të OKB-së.


