Lajme

Gërvalla takon homologen bullgare, flasin për situatën në Ballkan

02/17/2024 15:53
nga:Sh R

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar homologen e saj bullgare, Mariya Gabriel.

Gërvalla e Gabriel folën mbi thellimin e bashkëpunimit mes të dy vendeve, përfshirë shkëmbimet tregtare, zhvillimin e bujqësisë si dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në mekanizmat euroatlantik.

“Situata në Ballkanin Perëndimor dhe nevoja e ndërmarrjes së hapave konkret në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon ishte gjithashtu pjesë e rëndësishme e diskutimit në takimin dy palësh”, thuhet në njoftimin e ministrisë.