Lajme

Gërvalla pyetet nëse është liruar Zv. Drejtori i Policisë së Kosovës, thotë se nuk e ka këtë informatë

04/17/2024 19:15
nga:G C

Zëvendës drejtori i Pgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është arrestuar në Jarinjë nga Policia e Serbisë, ka raportuar mediumi në gjuhën serbe “Kossev”.

Për arrestimin e tij u pyet në një konferencë për media Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, por e njëjta tha se nuk e kanë akoma informatën e lirimit të tij.

Gërvalla pyetet nëse është liruar Zv. Drejtori i Policisë së Kosovës, thotë se nuk e ka këtë informatë

“Nuk kemi informatë që është liruar, ju lus edhe për pak durim derisa të verifikohet informacioni”, u tha Gërvalla gazetarëve, transmeton Express.

Gjatë konferencës ajo kërkoi që të shmanget kalimi nëpër Serbi.

“Më lejoni të përsëris thirrjen që të evitohet kalimi nëpër Serbi, në çdo rrethanë sepse nuk e dim sa do të mund të ashpërsohet kjo strategji e Vuçiqit”, tha ajo.