Lajme

Gërvalla priti Sarazzin-in, biseduan për dialogun dhe integrimet euroatlantike të Kosovës

05/13/2022 19:45
nga:Arsim Buxhovi

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar sot Prishtinë dërguarin e Qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazzin, me të cilin ka biseduar për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe çështjet që kanë të bëjnë me dialogun.

“Sot, Ministrja i Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur në Prishtinë të dërguarin e Qeverisë gjermane në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazzin. Diskutuam për çështjet e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe për dialogun. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashme në Twitter.